Paralajmëron Stevanoviq: Me përfundimin e pushimeve mundësia për përhapjen e infeksionit është e madhe

Maqedonia

Paralajmëron Stevanoviq: Me përfundimin e pushimeve mundësia për përhapjen e infeksionit është e madhe

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 21:55
Milena Stavanoviq

“Ekziston mundësia për përhapjen e llojit të ri të koronavirusit dhe është larg asaj që bota me siguri të llogarisë se kur do të ishte dhe nëse së shpejti do të përfundojë pandemia. Derisa kemi lloje të reja të cilët e rrisin numrin e të sapoinfektuarve përgjatë gjithë botës, pandemia është ende larg përfundimit. Me përfundimin e pushimeve vjetore mundësia për përhapjen e infeksionit është e madhe”.

Këtë sonte e theksoi drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, Milena Stavanoviq në emisionin Triling ku ishte mysafire. Ajo ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët tani shkojnë në pushime vjetore, nëse nuk janë të vaksinuar, seriozisht të kenë kujdes në kuptim të distancës dhe përdorimit të asaj që nënkupton mbrojtje personale.

“Është shumë me rëndësi se nevojë për kontrolle të pacientëve të dyshimtë me Kovid kemi gjithnjë e më pak ose në praktikë edhe gati nuk kemi dhe kjo tregon se stabiliteti i situatës epidemiologjike në praktikë është pikërisht kjo, se nuk ka oscilim të virusit në sasi të madhe në territorin tonë, por me përfundimin e pushimeve vjetore edhe mundësia për komunikim dhe infektim do të rritet, gjithsesi gjatë korrikut dhe gushtit. Të gjithë ata persona do të vijnë në shtëpi. Mundësia që ta përhapin infeksionin është gjithsesi e madhe. Prej këtu edhe sqarimi im se ende duhet të jemi të kujdesshëm në kuptim të mbrojtjes”, tha Stevanoviq.

Theksoi se në këtë moment nuk pret masa të reja restriktive. Sipas saj, masat do të varen nga situata te ne, megjithatë edhe nga situata të cilën e dikton bota pikërisht për shkak të periudhës së verës, pikërisht për shkak të lëvizjes së shpejtë dhe të thjeshtë të njerëzve përgjatë shteteve.

“Vaksinimi është mënyra e vetme për ndërprerje sa më të shpejtë të përhapjes së infeksionit dhe përfundimin e pandemisë. Ne gjithashtu tashmë fillojmë absolutisht vaksinimin masiv madje edhe të fëmijëve të moshës nën 12 vjet në disa qendra të ndryshme përgjatë shtetit me qëllim që sa më shpejtë të arrijmë përqindjen më të lartë të popullatës së vaksinuar. Shkaku kryesor për vaksinimin është se madje edhe të mos jemi një qind për qind të mbrojtur, pasojat nga infeksionet dhe mundësitë të cilat zhvillimi i sëmundjes mund t’i shkaktojë, konsiderojmë se me të vërtetë do të jenë më të vogla sa i përket mundësisë për komplikime te popullata e pavaksinuar”, tha Stevanoviq.

Në lidhje me llojin delta të virusit, nëse qytetarët që morën edhe dozën e parë dhe të dytë të vaksinës mund të ishin të sigurt, ai tha se ata mund të ishin shumë më të qetë se sa thotë bota si përvojë, megjithëse ishte shumë herët për të dhënë matematikë të saktë dhe parashikime në lidhje me përhapjen e llojit delta të Kovid-19 në Evropë.

“Por ajo që thotë përvoja është se popullata e vaksinuar është e sigurt, por unë do të them përsëri se asnjë vaksinë për ndonjë sëmundje nuk siguron 100 për qind mbrojtje. Por ajo që na mundëson me siguri dhe është shumë e rëndësishme, është se mund të “na mban jashtë spitaleve dhe larg ndërlikimeve serioze të sëmundjes dhe rezultatit të saj më të pafat. Tani edhe vaksina ka mjaftueshëm për vendin tonë dhe më shumë mundësi të vaksinimit të strukturave më të reja”, theksoi Stevanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat