Ngritet aktakuzë për një 19-vjeçar

Maqedonia

Ngritet aktakuzë për një 19-vjeçar

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 17:46
Ilustrim

Prokuroria Publike në Veles ka parashtruar urdhër për realizim të procedurës hetuese kundër personit të moshës 19-vjeçare nga Shtipi për veprën penale – vrasje në tentativë gjatë kryerjes së dhunës familjare.

“Më 13 korrik, pasdite i dyshuari ka ardhur në Veles bashkë me bashkëshorten në shtëpinë ku ka jetuar me qira.

Mes tyre është shkaktuar përleshje verbale, pas çfarë i dyshuari me thikë e ka sulmuar tre herë, duke i shkaktuar asaj lëndime trupore dhe më pas ka ikur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata Themelore në Veles për të dyshuarin ka shqiptuar paraburgim prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat