MPJ: Ndjekim gjendjen me vërshimet në Evropën Perëndimore

Maqedonia

MPJ: Ndjekim gjendjen me vërshimet në Evropën Perëndimore

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 13:12
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendore të vendeve ku ka katastrofë natyrore, ose vërshime.

Nga MPJ theksojnë se përfaqësitë e tyre konsullore janë në krye të detyrës, të hapura dhe në shërbim të shtetasve të Maqedonisë që jetojnë në rajonet e prekura.

Sipas informacioneve të përfaqësive konsullore, deri tani nuk ka viktima nga Maqedonia e Veriut.

Në rast të ndihmës eventuale, shtetasit e Maqedonisë mund të paraqiten në këto numra: Berlin +49 15255691603, Minhen + 49 162925525Хаг: + 31 6 38174907 dhe Bruksel +32 27329108.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat