Ambasada amerikane mbështet punën e Komisioni Anti-korrupsion

Maqedonia

Ambasada amerikane mbështet punën e Komisioni Anti-korrupsion

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut dha mbështetje për punën e Komisionit Anti-korrupsion.

Ata nuk dhanë koment akuzat e Komisionit Anti-korrupsion se ligji special për ndërtimin e autostradave pa tender është faktor serioz për rrezik nga korrupsioni.

“Kjo është çështje e brendshme që duhet ta shqyrtojë Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ne mbështesim fuqishëm punën e Komisionit Anti-korrupsion dhe punën e saj mbikëqyre”, thonë nga ambasada amerikane.

Ndryshe, Komisioni Anti-korrupsion për këtë ligj tha se ka shkelje të rënda kushtetuese dhe se nëse nënshkruhet nga presidenti, çështje do të shkojë para Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat