Milloshoski paralajmëron koalicion parazgjedhor me ASH-AAA

Maqedonia

Milloshoski paralajmëron koalicion parazgjedhor me ASH-AAA

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 21:05
Antonio Milloshoski

Për çështjen e koalicioneve për zgjedhjet lokale sot ka folur edhe Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM-ja.

Ai ka deklaruar se në kampin politik shqiptar kanë komunikim me përfaqësuesit e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

“Ka një frymë të mirë për bashkëpunim dhe bisedime me Aleancën dhe Alternativë për koalicion para rrethit të parë të zgjedhjeve dhe mes dy rretheve zgjedhore. Kemi sinjale nga këto dy parti se ky disponim ekziston edhe te ata dhe në bazë të programeve dhe kandidatëve të mirë në shumë komuna do të mund të harmonizojmë këto bashkëpunime në të ardhmen.

Nuk kam datë konkrete kur do të ndodh ndonjë takim i tillë por komunikimi është i rregullt edhe në nivel të Kuvendit edhe jashtë Kuvendit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat