Sasho Mijallkov transferohet në spital, ka pasur dhembje barku

Maqedonia

Sasho Mijallkov transferohet në spital, ka pasur dhembje barku

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 21:13
Sasho Mijallkov

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, u transferua nga qendra e paraburgimit në Shuto Orizare në Spitalin “Sistina” këtë pasdite.

Drejtori i burgut paraprak të Shkupit, Filip Andonov, konfirmoi informacionin për “Fokus”.

“Me kërkesë të mbrojtjes dhe me miratimin e Gjykatës, Mijallkov u transferua në “Acibadem Sistina”. Ai u ankua për dhimbje barku.

Ai do të qëndrojë atje derisa të përfundojnë mjekimet e nevojshme”, tha Andonov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat