Shilegov ia dhuroi Edi Ramës fanellën e Juventusit

Maqedonia

Shilegov ia dhuroi Edi Ramës fanellën e Juventusit

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 20:02
Edi Rama

Tashmë të gjithë e dinë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është tifoz i flaktë i ekipit italian, Juventusit.

Se i pëlqen ky ekip, Rama nuk e fsheh as në publik. Shpesh herë shihet i veshur me logon e Juventusit.

Kjo u bë shkas, që sot në Shkup të fitojë si dhuratë fanellën e këtij ekipi.

Ishte i pari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov që u kujdes për këtë.

Dhurata shkëmbyen edhe të pranishmit tjerë në takimin joformal mes Ramës. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim erdhi një ditë para Mini Shengenit që do të mbahet nesër në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat