Shpërthen një zjarr i ri në Bogorodicë

Maqedonia

Shpërthen një zjarr i ri në Bogorodicë

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 18:00
Shpërthen një zjarr i ri në Bogorodicë

Zjarri po merr vrull në pjesë të ndryshme. Një zjarr i ri ka shpërthyer në Maqedoni, këtë herë në pjesën jugore afër Greqisë.

Një zjarr shpërtheu pranë kalimit kufitar të Bogorodicës.

Nga rreth orës 14:00, një pyll pishe po digjet pak mbi një nga kazinotë e famshme atje, pranë së cilës ka një pikë karburanti.

Ekipet e Zjarrfikësve të Gjevgjelisë dhe NPK “Komunalec” kanë dalë në vendngjarje dhe përpqien të shuajnë zjarrin që përfshiu pyllin me pisha.

Aktualisht zjarre aktive ka në Koçan, Kumanovë, Dellçevë, Pehçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat