164 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

164 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 5.276 testime për coronavirus, ndërsa 164 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Tetovë – 60, Shkup – 34, Gostivar -21, Kumanovë dhe Manastir – nga 8, Strumicë, Kërçovë, Dibër – nga 5, Shtip, Koçan – nga 4, Prilep, Strugë – nga 3, Berovë – 2 dhe Ohër, Pehçevë – nga 1.

Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe tre pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 18 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 156.707, prej të cilëve 150.440 janë shëruar, ndërsa 5.497 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (4 gusht) është 770.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat