MPPS: Edhe për 438 të papunë subvencion pagash

Maqedonia

MPPS: Edhe për 438 të papunë subvencion pagash

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

438 persona shtesë të papunë do të përfshihen nga masa për subvencionimin e pagave përmes Planit Operativ të programeve aktive dhe masat për punësim dhe shërbimet në tregun e punës. Qeveria në seancën e fundit, përmes rishpërndarjes së fondeve në planit operativ në vlerë prej 100 milion denarë siguroi mbulim më të madh të personave të papunë.

Më këtë lloj mbështetjeje, numri i të papunëve që do të mbulohen nga masa e subvencionimit të pagave do të rritet nga 866 në 1,304. Kështu, mbulimi i përgjithshëm i personave të papunë me Planin Operatv do të rritet nga 10,279 në 10,717 persona.

“Me planin Operativ për programe aktive dhe masat për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021, përcaktohen programet, masat dhe shërbimet për punësim të cilët do të ofrojnë krijimin e vendeve të punës, mbështetje për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e punësimit të personave të papunë, veçanërisht të rinjve, të papunët afatgjatë dhe shfrytëzuesit e ndihmës të garantuar minimale, si dhe mbështetje për personat e papunë të cilëve përfundimi i punës u regjistrua gjatë krizës së shkaktuar nga Koronavirusi COVID 19.”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Për herë të parë këtë vit, në Planin Operativ janë parashikuar tre parime, sipas të cilave përparësi u jepet atyre që humbën punën për shkak të pandemisë me Covid-19, pastaj parimi i diversitetit dhe gjithëpërfshirjes dhe parimi i zhvillimit të balancuar rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat