Dje janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë

Maqedonia

Dje janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se procesi i vaksinimit në të gjithë vendin zhvillohet pa ndërprerë, poashtu thonë se edhe vaksinimi në terren është duke u zhvilluar pa pengesa.

Nga MSH thonë se deri dje gjithsej 519,106 qytetarë u vaksinuan në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren.

“Dje u vaksinuan gjithsej 10,984 qytetarë, ndërsa dozën e parë e pranuan 3,905 qytetarë. Në total prej 932.603 doza vaksinash janë aplikuar aplikuan në vend, ndërsa 409.186 qytetarë janë rivaksinuar”.

“Sipas shifrave të fundit, 65% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 62% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine, 57% e popullata mbi 60 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë vaksine dhe 47% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë qytetarët vaksinohen pa terminnë pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat