VMRO: Shilegov pushon në plazhet kroate, ndërsa Shkupi digjet

Maqedonia

VMRO: Shilegov pushon në plazhet kroate, ndërsa Shkupi digjet

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 16:44
Shilegov

Shilegov në pushime derisa Shkupi vazhdon të digjet. Kështu tha sot Stefan Andonovski nga opozitarja VMRO DPMNE i cili akuzoi kreun e qytetit të Shkupit se në kulmin e zjareve që kanë përfshirë vendin ai ka gjetur kohë të shkoj për pushime.

“Shkupi po digjet, ndërsa Shilegov po pushon! Njeriu që e quan veten baba qyteti nuk është asgjë më shumë se njerk për Shkupin. Shilegov vazhdon me sjelljen e tij joserioze.

Zjarrfikësit ata që ai i kërcënoi dhe i quajti lehtësisht të zëvendësueshëm po bien nga lodhja, por Shilegov patjeter duhet të pushojë. Shilegov është këtu kur duhet të xhirojë video parazgjedhore me paratë e qytetarëve të Shkupit, në mënyrë që të promovohet, por ai nuk është askund në mes të një situate krize, mes zjarreve më të mëdha që kanë kapluar Maqedoninë“, tha Andonvoski.

Andonovski shtoi se Shilegov dhe LSDM nuk janë të interesuar për asgjë tjetër përveç interesave personale dhe bizneseve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat