Kërkohet dorëheqja e Moraçanin nga RDM!

Maqedonia

Kërkohet dorëheqja e Moraçanin nga RDM!

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 17:58
Maja Moraçanin

Po thellohet përçarja në partinë Rilindja Demokratike e Maqedonisë. Në emër të 17 organizatave komunale një pjesë e anëtarësisë kërkon dorëheqjen e kryetares së partisë Maja Moraçanin. Akuzojnë se nën udhëheqësinë e saj është braktisur ideja për agjendë të gjelbër, raportet janë jo-demokratike, jonjerëzore me çka janë shkarkuar edhe nënkryetarët e partisë Ana Petrovska dhe Mirosllav Bogdanovski. Paralajmëruan se në mënyrë të pavarur do të dalin në zgjedhjet lokale.

“Maja Moraçanin me udhëheqësinë aktuale janë vetëm individë pa mbështetjen e organizatave komunale të partisë. Të njëjtët interesohen vetëm të marrin poste të reja, dhe në mënyrë flagrante përballen me të gjithë që kanë mendime ndryshe. Kërkojmë dorëheqje nga Maja Moraçanin. Maja largohu nga Partia e gjelbër, mos e shkatërro të vetmen parti të gjelbër”, tha Ristenka Alltiparmakovska.

Kryetarja e RDM-së Moraçanin i hedh poshtë akuzat dhe mohon se pas grupit që kërkojnë dorëheqjen e saj qëndrojnë 17 organizata komunale, por se janë vetëm disa individë. Theksoi se në seancën e Këshillit qendror është ngritur çështja për besimin e saj dhe se ka fituar mbështetje. Nuk pret që papajtueshmëritë do të kenë ndikim negativ në parti.

“Nuk është e vërtetë që 17 organizata komunale kërkojnë dorëheqje, janë dhjetëra individë të cilët nuk kanë të drejtë të flasin në emër të anëtarëve të organizatave komunale sepse anëtarët e organizatave komunale as nuk janë konsultuar e as nuk dinë për një ngjarje të tillë, d.m.th. kjo nuk është e vërtetë, ata flasin në emër të vet. Jo, nuk do të thotë dalje e anëtarësisë sepse bëhet fjalë për disa individë të cilët ndoshta janë të motivuar për interesa të tyre personale, por besoj edhe nga disa agjenda të tjera politike”, tha Moraçanin.

Moraçanin ka dy vite që është në krye të RDM, pasi që Lile Popovska u largua nga ky post. Mosmarrëveshjet fillimisht filluan me deputetin Mirosllav Bogdanovski, i cili dha dorëheqjen si deputet, ndërsa së fundmi edhe me shkarkimin e Ana Petrovskës nga posti i drejtoreshës së Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat