ASH-AAA: Qeveria dështoi për masat dhe vaksinimin

Maqedonia

ASH-AAA: Qeveria dështoi për masat dhe vaksinimin

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 16:27
ASH-AAA

Masat e reja shtrënguese anti kovid të Qeverisë që do të hynë në fuqi nga e hëna e 16 gushtit, koalicioni ASH-AAA i quan kushtëzime dhe obligime.

Këto masa sipas tyre rrisin skepticizmin dhe frikën për vaksinim dhe dëmtojnë ekonominë e vendit.

Koalicioni kërkon heqjen ose modifikimin e masave të fundit dhe të krijohen masa të reja në bashkëpunim me profesionistët e fushës.

Nga ky koalicion opozitar thonë se pushteti dështoi me menaxhimin e vaksinimit masiv të popullatës për shkak të mungesës së vaksinave dhe politikat e gabuara për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për përparësitë dhe benefitet nga vaksinimi kundër virusit SARS CoV 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat