LSDM: Mickoski i ngujuar në ndarjet etnike

Maqedonia

LSDM: Mickoski i ngujuar në ndarjet etnike

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 16:46
Hristijan Mickoski

Marrëveshja kornizë e Ohrit është marrëveshje e paqes që e pasqyron realitetin faktik – se bazamenti i shtetit është koncepti qytetar për bashkëjetesë në mes popullit maqedonas dhe bashkësive të tjera etnike.

Fatkeqësisht, edhe pas 20 viteve, politikanët pa ide siç është Hristijan Mickoski ende tentojnë që ekzistencën e tyre politike ta realizojnë përmes nxitjes së ndarjes në mes qytetarëve.

VMRO-DPMNE nuk mund të shfajësohet nga pjesëmarrja e tyre në kapitujt e zi që historisë sonë të re.

Konflikti i vitit 2001 ndodhi në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, kur i arratisuri, krimineli i dënuar Nikolla Gruevski ka qenë ministër i financave.

Marrëveshja kornizë e Ohrit si dokument që mundësoi ndaljen e konfliktit është nënshkruar edhe nga VMRO-DPMNE.

Ikja nga shënimi i 20 vjetorit të Marrëveshjes kornizë është hipokrizi e rëndë politike që e konfirmon se VMRO-DPMNE ende është e ngujuar në ndarjet në baza etnike.

“Maqedonia e të gjithë njerëzve” që u konfirmua si një gënjeshtër e radhës, nuk bëhet me injorimin e konceptit të shtetit qytetar dhe me promovimin e politikave të pastra etnike.

Interesat nacionale maqedonase nuk mbrohen duke ikur, por me zgjidhje të problemeve.

Nëse piromani politik, Hristijan Mickoski nuk e ka të qartë se jemi anëtar të plotfuqishëm të NATO-s, do të bindet nga qytetarët të cilët do ta dënojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat