​Grubi: Sfida jonë përtej Ohrit është sundimi i ligjit, kujtoj të gjithë ata që e shpëtuan vendin tim

Maqedonia

​Grubi: Sfida jonë përtej Ohrit është sundimi i ligjit, kujtoj të gjithë ata që e shpëtuan vendin tim

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 12:00
Grubi

Në organizimin shtetëror për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi tha se nga marrëveshja e vitit 2001 kanë përfituar te gjitha komunitetet në këtë shtet.

Grubi tha sfida përtej Ohrit mbetet gjithëpërfshirëse, sundimi i ligjit dhe lufta e korrupsionit e krimit.

Grubi:Po bëjmë përpjekje ta integrojmë vendin në BE, sfidë përtej Ohrit është sundimi i ligjit

“Sot të dashur miq, bashkë me kolegët po bëjmë përpjekje për te integruar vendin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe po punojmë që të bëjmë jetën më të mire ndaj gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim të vetëm. Sfida jonë përtej Ohrit është sundimi i ligjit, luftë e pakompromis me korrupsionin dhe krimin, përqafim i diversiteteve dhe gjithpërfshirjes, institucione kredibile demokratike dhe cilësi të jetës nëpërmjet përqafimit të agjendës së gjelbër. Po mos të ishte Ohri nuk do të ishte Prespa mos të ishin të dyja nuk do të kishim NATIN, por ne nuk duhet të ndalemi këtu, duhet të gjejmë forcë edhe për ta zbatuar marrëveshjen e tretë me po të njëjtin guxim dhe përkushtim duke vulosur te ardhmen tonë evropiane”, tha Grubi.

Ai shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që dhanë kontribut në Marrëveshjen e Ohrit duke thënë se nuk duhet harruar ata që ranë në vitin 2001.

Grubi: Dua të kujtoj të gjithë ata që në vitin 2001 e shpëtuan vendin tim

“Nga kjo marrëdhënie baraspeshe nuk humbi asnjë komunitet, asnjë qytetar por përfituan të gjitha komunitetet, gjithë qytetarët, e fitimtari më i madh është vendi ynë i përbashkët nga një vend në luftë në vend anëtar të NATO-s dhe me dritë te gjelbër edhe për anëtarësim edhe në Bashkimin Evropian[...] Unë sot dua të kujtoj të gjithë ata që në vitin 2001 e shpëtuan vendin tim dhe e mësuan këtë vend si arrihet baraspesha”, tha ai.

Maqedonia e Veriut po shënon sot 20 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, kontrate kjo që i dha fund një konflikti të armatosur.

Marrëveshja e cila u arrit me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare dha kontribut për zgjidhjen politike të krizës ndëretnike në vendin fqinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat