Konfiskohet ar me vlerë prej 9 milionë denarëve

Maqedonia

Konfiskohet ar me vlerë prej 9 milionë denarëve

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Ari me vlerë nëntë milion euro është konfiskuar sot në vendkalimin kufitar Deve Bair gjatë kontrollit doganor të një autobusi të paraqitur për hyrje në Maqedoni nga Turqia.

Siç informojnë nga Drejtoria e Doganave, rreth orës 6 në mëngjes në kufirin Deve Bair për hyrje në shtet është paraqitur një autobus i markës “Mercedes”, i drejtuar nga personi T.D nga Turqia.

“Gjatë kontrollit të autobusit, nga ana e zyrtarëve doganor, mbi rrotat e pasme në një kuti të modifikuar, janë gjetur rreth 20 qese me bizhuteri ari, me peshë totale prej 2773 gramëve, me çka vlera e përgjithshme ka qenë rreth 9 milion denarë, ose 146,341 euro”, njoftoi drejtoria e Doganave.

Shoferi është dorëzuar në repartin për hetime për procedurë të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat