Zyrtarizohen kandidatët për dy komuna nga BDI

Maqedonia

Zyrtarizohen kandidatët për dy komuna nga BDI

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Bashkimi Demokratik për Integrim ka zyrtarizuar kandidatët për dy komuna shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Bërvenicë dhe Kërçova ishin komunat që duheshte të konfirmohet kandidatura për zgjedhjet lokale nga BDI.

Në Kërçovë është konfirmuar edhe për një mandat Fatmir Dehari, kryetari aktual i komunës kurse në Bërvenicë BDI do të garojë me të zgjedhurin e degës së atjeshme, Arkin Jahiji.

Në Bërvenicë gjithashtu kandidat është edhe kryetari aktual i komunës Enver Pajaziti i cili garon për mandatin e katërt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat