Ali Ahmeti apelon për vaksinim maksimal

Maqedonia

Ali Ahmeti apelon për vaksinim maksimal

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 10:50
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka apeluar deri tek të gjithë qytetarët për vaksinim maksimal dhe njëherësh ka shprehur ngushëllimet e tija më të sinqerta për familjet e viktimave nga COVID19.

Ahmeti me këtë rast ka shkruar se ai dhe familja e tij janë vaksinuar që në muajin maj pasi që ajo është mënyra e vetme për tu ballafaquar me virusin vrastar COVID19.

Kryetari Ahmeti gjithashtu ka thënë se tashmë për çdo ditë po pranojmë lajme të rënda nga rrethi i ynë më i ngushtë.

Sipas tij vetëm gjatë 24 orëve të fundit ndërruan jetë, vëllai i shokut tim Bekir Asanit bashkë me të vajzën e tij 33 vjeçare dhe vëllai i mikut tim Nevzat Bejtës gjithashtu.

Postimi:

Të nderuar,

unë, bashkë me familjen, u vaksinova që në muajin maj, si mënyra e vetme për tu ballafaquar me virusin vrastar Covid - 19.

Gjatë gjithë këtij një viti e gjysëm, shumë prej nesh humbën më të dashurit e tyre.

Çdo ditë pranojmë lajme të rënda nga rrethi më i ngushtë, vetë mbrëmë familjarë të mi ndëruan jetë, vëllau i shokut tim Bekir Asanit bashkë me të vajzën 33 vjeçare, vëllau i mikut tim Nevzatit gjithashtu.

Ju shpreh ngushëllime më të thella të gjithë familjarëve që humbën jetën nga ky virus tinzar dhe apeloj për VAKSINIM masiv dhe respektim të masave, distancë, maskë, higjienë.

Ju lutem për kujdes, përgjegjësi dhe vetëdije të lartë qytetare, familjare dhe individuale, andaj vaksinohuni dhe mos hezitoni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat