Kandidat për kryetar të komunës së Studeniçanit sërish Azem Sadiku

Maqedonia

Kandidat për kryetar të komunës së Studeniçanit sërish Azem Sadiku

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 08:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Dega e PDSH-së Studeniçan mbajti kuvendin e degës ku u miratua lista e kandidatëve për këshillin komunal që do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Bartëse e listës do të jetë znj. Mevlane Ibrahimi.

Në këtë kuvend kandidati i PDSH-së për kreun e komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiku prezentoi para kuvendarëve të degës proektet e shumta të realizuara gjatë mandatit katër vjeçar si dhe elaboroi platformën me të cilën do të garojë në këto zgjedhje. Kjo platformë parasheh realizim të proekteve në të gjithë vendbanimet e komunës së Studeniçanit.

Punimet e kuvendit të degës së Studeniçanit i ndoqi edhe kryetari i partisë z.Menduh Thaçi.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat