Zgjedhjet lokale, mbyllet afati i listave

Maqedonia

Zgjedhjet lokale, mbyllet afati i listave

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 16:44
Ilustrim

Përfundoi afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetar komune dhe për lista të pavarura për këshillat komunalë. Nga KSHZ njoftojnë se 25 persona i kanë dorëzuar nënshkrimet e nevojshme për kandidat të pavarur për kryetar komune ndërsa 12 të tjerë nuk ja kanë arritur qëllimit. Ndërsa për këshillat komunal, nënshkrime kanë siguruar gjithsej 57 lista të pavarura ndërsa 13 të tjerë kanë dështuar. Sot kandidaturën për qytetin e Shkupit e ka prezantuar edhe Avokati, Aleksandar Tortevski nga partia “E jotja”. Ndërkohë, partitë e pushteti dhe opozitës kanë filluar akuzat e ashpra lidhur me koalicionimet. Artan Grubi nga BDI, koalicionin mes VMRO-DPMNE-së dhe ASH-AAA-në e ka quajtur si koalicioni i 27-për shkak të 27 prillit, por edhe se ky koalicioni shpallur më datë 27.

Shpresoj se votuesit e Aleancës me plot entuziazëm do të votojnë për Nikolla Gruevskin, respektivisht për Hristijan Mickovskin, po ashtu votuesit e VMRO-DPMNE-së do të votojnë me plot entuziazëm, me gjithë zemër për Ziadin Selën në ata komuna kua ata do të garojnë. Pres ta publikojnë atë marrëveshje dhe ti shoh reagimet e votuesve të tyre”, tha Artan Grubi, BDI.

Në kundërpërgjigje nga Aleanca për Shqiptarët, kërkojnë nga Artan Grubi të përgjigjet në disa pyetje lidhur me 27 prillin.

Me kënd dhe pse Artan Grubi u përqafua natën e 27 prillit në momentin që jeta e një shqiptari ishte në rrezik. E dyta, pse Artan Grubi dhe koalicioni i tij amnistuan shumicën e njerëzve të cilët organizuan ngjarjet e 27 prillit, me të dhe me to edhe NIkiolla Gruevskin të cilit ia mundësuan arratisjen në Hungari. Pyetja e tretë të cilën Artan Grubi duhet ti përgjigjet, se kush ishte funksionari i BDI-së që e informoi Nikolla Gruevskin që më 27 prill do të zgjidhet kryetari i parlamentit”, pohoi Omer Ajdini, Aleanca për Shqiptarët.

Akuzave të Grubit iu përgjigjën edhe nga VMRO-DPMNE. Nënkryetari Aleksandar Nikollovski thotë se koalicionimi i tyre me ASH-AAA-në ka frikësuar partitë në pushtet. Ai akuzon pushtetin se është përfshirë në krim.

Grubi është mirë të flas për koalicionin e tyre që është koalicioni i krimit. Andaj ne bëjmë koalicion për luftë me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe koalicion që duhet të bëjë ndryshim në Maqedoni”, tha Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE .

Ndërsa kryetari aktual i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili rikandidohet për kryeqytetin, thotë se VMRO-DPMNE akuzon pasi me dekada ka dështuar dhe nuk ka pasur vizion.

Mua më vjen keq që nga ana e opozitës nuk kemi pandan të vizionit për zhvillimin e Shkupit. Mundeshim ta shohim vizionin e tyre në 27 vitet e kaluara para ardhjes sime si kryetar komune, 680 milion euro në një kilometër katror. Imagjinoni nëse kishin vizion ta ndërtojnë Qytetin çka do të kishin bërë me ata para në Shkup”, tha Petre Shilegov, LSDM.

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 17 tetor. Deri më 11 shtator paritë kanë afat të dorëzojnë kandidaturat e tyre në KSHZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat