Gostivari dhe Dibra janë qytetet me më pak të vaksinuar

Maqedonia

Gostivari dhe Dibra janë qytetet me më pak të vaksinuar

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më 4 shtator, me një dozë të vaksinës janë vaksinuar 44.6% e popullatës mbi 18 vjet.

Gjithsej 54% e qytetarëve mbi 40 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, 29% e qytetarëve të moshës nga 18-39 kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës.

“Sipas të dhënave të fundit, më shumë vaksinim nga në Komunën e Negotinës 63.4%, Kavadari 62.3% dhe Ohri 61.4%, ndërsa më pak ka në Gostivar me 30.5% dhe Dibër me 31.7%”, njoftojnë nga MSH.

Në Gjevgjeli ka 59.8%, Berovë 56%, Resnjë 57.2%, Manastir 55.8%, Resnjë 57.2%, Pehçevë 53%, Krushevë 52.3%, Vallandova 53.3%, Shtip 51.9%, Probishtip 50.5%.

Në përqindjen nga 40-50% që janë vaksinuar me të paktën një vaksinë janë Demir Hisari, Velesi, Sveti Nikole, Koçani, Dellçeva, Kriva Pallanka, Struga, Prilepi, Makedonski Brod dhe Shkupi, ndërsa në përqindjen nga 30-40% janë Kërçova, Vinica, Kumanova, Kratova, Strumica, Tetova, Radovishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat