Paralajmërohet bllokimi i Kuvendit nga OBRM-PDUKM

Maqedonia

Paralajmërohet bllokimi i Kuvendit nga OBRM-PDUKM

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM-ja paralajmëron bllokimin e Kuvendit. Kjo për shkak se pushteti ka dorëzuar 12 propozim ligje të reja në procedurë parlamentare me flamurin e Bashkimit Evropian.

Koordinatori i grupit parlamentar i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, deklaroi se veprimi i këtillë i pushtetit bëhet me qëllim që ligjet të miratohen pa debat dhe larg syve të opinionit.

Micevski tha se mes propozim ligjeve të cilat janë vendosur me flamurin evropian janë, propozim ligji për Marijuhanën, propozim ligji për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik si dhe propozim ligje të tjera. Ai apeloi deri tek shumica parlamentare që këto ligje ti tërheqin dhe ti dorëzojnë me procedurë normale.

“Nëse LSDM, Zaev dhe shumica qeveritare nuk e bëjnë këtë dhe nuk tërhiqen nga kjo ide e çmendur, publikisht nga kjo foltore i porosisim se do ta bllokojmë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe miratimin e çdo lloj ligji. Nuk do të lejojmë interesat materiale, financiare, ata të ngushta partiake dhe interesat e koalicionit të jenë në vend të parë, para interesave të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Nikolla Micevski, OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat