Hoxha me apel ndaj deputetëve

Maqedonia

Hoxha me apel ndaj deputetëve

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Qeveria pret që propozim-ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, me të cilat e diela duhet të shpallet ditë jo pune, së shpejti t’i kalojnë procedurat parlamentare dhe të votohen në Kuvend.

Zëdhënësi i qeverisë Muhamed Hoxha sot në një konferencë të rregullt për shtyp në Qeveri u bëri thirrje të gjithë deputetëve, si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, që të mbështesin këtë zgjidhje ligjore.

“Propozim i ligjit për ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e punës, i cili parashikon të dielën të jetë ditë pushimi javor, ende nuk është futur në rend dite në Komisionin kuvendor për Punën dhe Politikën Sociale. Ne presim që kjo zgjidhje ligjore së shpejti të kalojë në komisionin amë në Kuvend dhe më pas, në përputhje me procedurat parlamentare, do t’u paraqitet deputetëve në një seancë plenare. I bëjmë apel të gjithë deputetëve, si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, që ta mbështesin këtë zgjidhje ligjore sepse është në interes të qytetarëve”, tha Hoxha, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Propozimi që e diela të jetë ditë jo pune duhet të zbatohet nga 1 tetori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat