Njoftim i rëndesishëm për banorët nga Komuna Saraj

Maqedonia

Njoftim i rëndesishëm për banorët nga Komuna Saraj

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 19:09
Komuna Saraj

Ditëve të fundit vërehet një fenomen i ndezjes së zjarreve bujqësore por edhe deponive të egra gjithandej teritorit të Komunës Saraj.

Ekipet kompetente deri më tani nuk po munden ta parandalojnë këtë fenomen i cili pengon jetën e banorëve të Sarajit.

Në lidhje me këtë rast, sot komuna e Sarajit ka lëshuar një njoftim për banorët, të cilin Derveni.info po e përcjell në tërësi:

NJOFTIM:

Njoftohen gjithë qytetarët e Komunës së Sarajit sa inspektorët për mjedis jetësorë të Qytetit të Shkupit dhe inspektori për mjedis jetësorë nga Komuna e Sarajit apelojn deri te qytetarët e pandërgjegjshëm që të mos ndezin zjare, mos ti djegin mbeturinat me prejardhje bimore, persona të pa ndërgjegjshëm bëjn ndotjen e ajrit dhe kështu kontribojn në përkeqsimin e gjendjes shëndetësore të qytetarëve e cilla edhe ashtu është randuar pëshkak pandemisë së kovid-19-ës. Inspektorati pa ndërprerë 24 orë në gjithë teritorin e komunës do të qarkulloje dhe do të miren masa përkatëse, kujdes situatën do ta përcjellin edhe dronët nga hapsira ajrore. I njoftojm qytetarët që mbeturinat le ti grumbullojnë skaj rrugës se në mënyrë të organizuar mbeturinat do të mblidhen nga komuna.
Qytetarët të cilët do të hedhin mbeturina, ndezin zjare ose do të shkaktojn ndotje të natyrave të ndryshme ndaj mjedisit jetësorë do të dënohen sipas ligjit përkatës.
Synojm të kemi ambient të pastërt, për ajr të pastërt kemi nevoj të gjithë.
Largoi mbeturinat, kujdes nga zjaret, ruaje gjelbërimin, jeto shëndetshëm.”-thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Sarajit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat