​Maqedonia e 4-ta në botë për numrin e viktimave nga COVID, për milion banorë

Maqedonia

​Maqedonia e 4-ta në botë për numrin e viktimave nga COVID, për milion banorë

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Numër dyfish më i ulët i të prekurve nga koronavirusi ndërsa numër i lartë i të vdekurve regjistrohen në valën e katërt të pandemisë me koronavirusin në vend.

Të shtunën Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 41 të vdekur si pasojë e virusit dhe 539 të infektuar. Por, kjo nuk është shifra më e lartë e personave të vdekur që janë evidentuar brenda 24 orëve.

Para vetëm katër muajve gjatë valës së tretë, për vetëm disa ditë në prill u regjistrua numër i lart i rasteve të vdekjes, por edhe numri i të prekurve ishte dyfish më i lartë se sa numri i të infektuarve tani.

Më 2 prill ishin regjistruar 1320 të infektuar dhe 50 të vdekur ndërsa më 7 prill 1300 raste dhe 51 të vdekur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat