Arrestohen pesë persona në Gjevgjeli për drogë

Maqedonia

Arrestohen pesë persona në Gjevgjeli për drogë

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë kontrollit te një shtëpi në Gjevgjeli është gjetur heroinë.

“Sot policët e SP Gjevgjeli dhe SPB Strumicë, me urdhër nga gjykata, kanë kontrolluar shtëpinë dhe hapësirat tejra të V.D (39) nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit janë gjetur V.D, N.J (43), V.P (40), M.S (41) dhe B.XH (36) dhe është gjetur heroinë dhe mbetje tjera të heroinit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për shkak të dyshimeve të bazuara për veprën penale për drogë, personat janë privuar nga liria në stacionin policor në Gjevgjli.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të parashtrohet kallëzim penal./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat