Rritet për 50% infektimi i moshave 0-9 vjeç

Maqedonia

Rritet për 50% infektimi i moshave 0-9 vjeç

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Javën e kaluar numri i fëmijëve pozitivë me Covid-19 te grupmosha 0-9 vjeç është rritur për 50%. Për një javë janë infektuar gjithsej 143 fëmijë të kësaj moshe informojnë nga Instituti i Shëndetit Publik. Mjeku Agron Palloshi konfirmon se informacionin duke shtuar se fëmijë nuk janë më imunë ndaj virusit korona, e kjo sipas tij është rezultat i variantit Delta, i cili nuk i kursen fëmijët dhe përhapet shumë më shpejtë.

“Prej paraqitjes së variantit Delta të Covid-19 është rritur dukshëm numri i fëmijëve të infektuar për dallim prej fillimeve, prej variantit të parë kur ishin të vogla numrat e fëmijëve pozitivë. Kjo ka të bëj më shumë me ngjitshmërinë e këtij lloji. Dua të them se gjithsesi simptomat janë më të lehta te fëmijët, edhe pasojat janë më të lehta edhe pse raportohen te një numër i vogël i fëmijë komplikime multisistemike”, tha Palloshi.

Mjeku Palloshi shkollat nuk i sheh si objekte të përhapjes së shpejt të virusit, po gjithsesi ai thotë se nxënësit e ciklit të ulët janë të vegjël për t’ju përmbajtur protokolleve. Në pyetjen se a janë përgjegjës prindërit për infeksionet e fëmijëve, mjeku thotë se edhe prindërit mund t’i infektojnë fëmijët, si dhe anasjelltas.

“Edhe fëmija është bartës potencial i virusit te familjet që nuk janë të imunizuara apo nuk e kanë kaluar virusin”, shtoi më tej ai.

Javën e kaluar ka pasur një rënie të numrit të personave të infektuar te të gjitha grupmoshat, përveçse te grupmoshave nga 0-9 vjeç dhe te grupmoshat nga 10-19 ku ka një rritje prej 8.2% thuhet në raportin e ISHP-së. Përndryshe në spitalin e fëmijëve “Kozle” po trajtohen rreth 20 pacientë të vegjës pozitiv me virusin korona, 4 prej të cilëve janë me terapi oksigjeni, por përgjithësisht gjendja e tyre është stabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat