Nga e hëna në grevë kirurgët e “8 Shtatorit”

Maqedonia

Nga e hëna në grevë kirurgët e “8 Shtatorit”

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Stafi i kirurgjisë në spitalin “8 Shtatori” paralajmëron grevë që nga e hëna. Revolta e mantel bardhëve të këtij reparti do të shprehet duke mos kryer asnjë ndërhyrje kirurgjike që nuk është urgjente.

Kirurgët i dërguan një letër të hapur drejtorit të spitalit Hristijan Kostov, institucioneve shëndetësore dhe qeverisë se që të hënën do të protestojnë për të kthyer në normalitet punën e tyre.

Ndër kërkesat që kanë vënë kusht janë rihapja edhe e 4 sallave të operacioneve ngaqë tani funksionojnë vetëm dy për intervenime kirurgjikale.

Sipas tyre, pacientët nuk mund të caktojnë terminë për ekzaminime të tilla, ngaqë reduktimet janë bërë nga riorganizimi i stafit në luftën kundër pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat