Nga nesër fillon vaksinimi me dozë të tretë kundër coronavirusit

Maqedonia

Nga nesër fillon vaksinimi me dozë të tretë kundër coronavirusit

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:32
Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se qytetarët mbi 60 vjet, punonjësit shëndetësor dhe personat me sëmundje imunologjike nga nesër do të mund ta pranojnë dozën e tretë të vaksinës kundër coronavirusit.

“Qytetarët mbi 60 vjet, sipas kohës se kur e kanë pranuar dozën e dytë të vaksinës do të marrim mesazh për vaksinim, kurse mesazhi do të rikujtim se do të mund të vaksinohen në vendin më të afërt”, tha Filipçe.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për skriningun në shkolla, Filipçe theksoi se me siguri do të fillojë pas 2 javëve.

“Unë besoj se përgatitjet do të përfundojnë këtë javë dhe se javën e ardhshme do të mund ta fillojmë me testim. Qëllimi është që të zbulohen bartësit eventual asimptomatik të virusit”, tha mes tjerash Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat