Arifi: E arritura më e madhe është ndërtimi i tubacionit të ujit

Maqedonia

Arifi: E arritura më e madhe është ndërtimi i tubacionit të ujit

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 23:26
Tetuta Arifi

Kandidatja nga BDI për kryetare të Tetovës, njëherësh edhe kryetare aktuale e kësaj komune, Tetuta Arifi, në “Rruga Drejt”, ka thënë se e arritura më e madhe e saj për Tetovën, ishte ndërtimi dhe kompletimi i tubacionit për ujin.

Ajo ka thënë se tashmë Tetova e ka bërë zgjidhjen e duhur dhe ka përmirësuar furnizimin me ujë deri në 24 orë.

“Mungesa e ujit ka qenë problem në të kaluarën, por pas ndërtimit të tubacionit të ri dhe stacionit të filtrimit, në pjesët të cilat i mbulon ujësjellësi i Tetovës, mendoj që ne kemi zgjidhjen e duhur dhe kemi përmirësuar furnizimin me ujë deri në 24 orë.

E arritura më e madhe e jona është ndërtimi dhe kompletimi i tubacionit”, u shpreh Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat