Spasovski: MPB-ja e përgatitur për ditën e zgjedhjeve

Maqedonia

Spasovski: MPB-ja e përgatitur për ditën e zgjedhjeve

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 13:23
Oliver Spasovski

Zgjedhjet gjithmonë paraqesin një provim demokratik për pjekurinë e një shteti.

Kështu do të jetë edhe me zgjedhjet lokale 2021 të shtatat radhazi, në prag të të cilave jemi.

Detyra jonë e përbashkët është jo vetëm që me sukses të japim testin, por edhe të vendosim shtetin tonë në një nivel të ri, më cilësor, që në fakt pritet të paraqesë qëllim themelor të të gjitha subjekteve politike, kështu u shpreh në fjalimin e tij ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai potencoi se zgjedhjet e qeta dhe demokratike e sigurojnë të ardhmen e shtetit tonë dhe bën thirrje në një frymë zgjedhore festive t’i zgjedhim përfaqësuesit e ardhshëm të pushtetit lokal, siç i ngjan një vendi i cili është anëtar i NATO-s dhe në rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat