Zaev: 22 komuna fitore në rreth të parë për LSDM-në

Maqedonia

Zaev: 22 komuna fitore në rreth të parë për LSDM-në

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 19:24
Zoran Zaev

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev  tha se partia e tij dhe koalicioni kanë marrë përkrahje të madhe nga qytetarët.

“Unë dhash një parashikim timin dhe ky është 22 komuna fitore në rreth të parë për LSDM-në dhe koalicionin dhe gjashtë komuna fiton OBRM-PDUKM në rreth të parë. Natyrisht në komunat tjera ku do të kemi garë, ne kemi 69 kandidatë për kryetar komune dhe lista në 80 komunat dhe Bashkinë e Shkupit dhe jemi në përparësi”, tha Zaev.

Ai tha se pjesa më e mirë e fushatës janë projektet për zgjidhjen e problemeve konkrete, ndërsa OBRM-PDUKM ka pjesën më të keqe e retorikë negative.

“U përpoqëm të japin përgjigje disa aspekteve negative nga fushata e tyre dhe mendoj se këtë e kemi obligim”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat