KSHZ-Maqedoni: Përqindja e votuesve është 3.28 për qind

Maqedonia

KSHZ-Maqedoni: Përqindja e votuesve është 3.28 për qind

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 10:04
Dashtevski

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve deri në ora 09:30 ka marrë informacione nga vetëm 1.325 vendvotime.

Prej gjithsej 3.480 vendvotimeve.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski tha se gjithsej kanë votuar mbi 23 mijë qytetarë.

“Numri i përgjithshëm i atyre që kanë votuat në vendvotime, për të cilët kanë ardhur të dhëna janë 23.468, përqindja e votuesve është 3.28 për qind”, deklaroi Dashtevski.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat