Në Studeniçan votimi do të vazhdojë deri në ora 20:00

Maqedonia

Në Studeniçan votimi do të vazhdojë deri në ora 20:00

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Procesi i votimit në disa vendvotime në Komunën e Studeniçanit do të vazhojë edhe pas orës 19:00.

Siç njoftojnë nga KSHZ, dalja në këtë komunë deri në ora 18:30 është 42.79 përqind.

Ndërsa raportohet se në fshatin Pagarush të kësaj komune votimi do të vazhdojë deri në ora 20:00.

Përndryshe, në gjithë shtetin dalja në zgjedhje është 49,19% apo 808,268 nga 1.824.864 votues gjithëse sa janë të regjistruar për të votuar në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat