Blerim Bexheti, 10 790 vota në Saraj

Maqedonia

Blerim Bexheti, 10 790 vota në Saraj

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:34
Blerim Bexheti

Bashkimi Demokratik për Integrim në Saraj, ka shënuar rrekord rritje të numrit të votave në nivel komunal në Saraj. Kandidati I BDI-së në Saraj Blerim Bexheti ka fituar 10 790 vota, apo 73 për qindë të trupit votues pjesëmarës në zgjedhje dhe ka krijaur nja avantazh të thellë kundrejt rivalëve të tij opozitarë, koalicionit Alternativa dhe Aleanca, kandidati Qerim Mahmuti,, I cili ka fituar 2606 vota apo 17.65 për qindë, dhe Hasim Murtezani 986 vota apo 6,05 për qindë.

Sa I përket Këshillit Komunal, BDI ka fituar shumicën absolute në Këshill edhe atë 14 këshilltar, ASH-AAA 4 këshilltar dhe Besa 1 këshilltar. Në mandatin e ri, BDI ka një listë të këshilltarëve profesionistë dhe ka respektuar përfaqësimin gjinorë, ku nga 14, 7 janë të gjinisë femërore.

Gjith ashtu, numër record të votave ka fituar edhe në qytetin e Shkupit, edhe atë mbi 9 mij vota, dhe nga komuna e Sarajit, do të ketë 2 këshilltar në Qytetin e Shkupit. Vota të njejta I ka fituar edhe kandidati Petre Shilegov.

Dega e BDI-së në Saraj, këtë rezultat e mbështet në mandatin e kaluar katër vjecar të kryetarit të komunës së Sarajit Blerim Bexheti, I cili 90 për qindë ka realizuar programin zgjedhorë të zgjedhjeve 2017. Gjhith ashtu, strukturat e BDI-së në nivel local kanë qenë të konsoliduara dhe maksimalishtë kanë dhënë kontrubutin e tyre në këtë fitore madhështore të BDI-së në Saraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat