MSH: 48.4% mbi 18 vjeç të vaksinuar me dozën e parë

Maqedonia

MSH: 48.4% mbi 18 vjeç të vaksinuar me dozën e parë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Vaksinimi në vend po zhvillohet pa probleme, ndërsa deri më 19 tetor janë vaksinuar 800.103 qytetarë, janë rivaksinuar 764.953 dhe dozën e tretë e kanë marrë 1,292 qytetarë, informon Ministria e Shëndetësisë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 2.379 doza të vaksinave, nga të cilat 700 si dozë e parë, 1.585 janë rivaksinuar, ndërsa 94 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

54% e qytetarëve mbi moshën 40 vjeç janë rivaksinuar, ndërsa 33 për qind e popullatës prej moshës 18 deri në 39 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Sipas të dhënave të fundit, më së shumti, me mbi 60% të qytetarëve janë vaksinuar në Ohër, Kavadar, Negotinë,Gjevgjeli dhe Resnjë.

50 – 60% e qytetarëve janë vaksinuar në Manastir, Kërçovë, Veles, Berovë, Pehçevë, Prilep, Krushevë, Shkup, Vallandovë, Shtip, Probishtip. 40 – 50% në Sveti Nikollë, Koçanë Vinicë, Dellçevë, Kriva Pallankë, Strugë, Makedonski Brod dhe Tetovë.

30 – 40% apo më së paku të vaksinuar shënohen në Kumanovë, Kratovë, Dibër, Strumicë, Gostivar dhe Radovish.

Sipas numrit të përgjithsëm të vaksinave të aplikuara 38% e popullatës është e vaksinuar ndërsa 35% e popullatës kanë marrë dy doza të vaksinave.

Organet shëndetësore apelojnë që qytetarët të vaksinohen me qëllim që të arihet imunitet kolektiv dhe parandalohet shpërndarja e Sars Kov 2 duke theksuar se vaksinat janë të sigurta dhe efikase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat