Në Maqedoni rritet interesimi për dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia

Në Maqedoni rritet interesimi për dozën e tretë të vaksinës

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

utoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se deri më tani 2.365 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anti-covid. Interesimi u rrit pasi Komiteti Kombëtar për Imunizim rekomandoi që qytetarët që janë të vaksinuar me “Sinovac” dhe “Sinofarm” të marrin dozën e tretë nga prodhuesi “Pfizer”, tre muaj pas rivaksinimit.

Vetëm gjatë ditës së djeshme 1.068 qytetarët janë injektuar me dozën e tretë.

Maqedonia e Veriut në fund të muajit të kaluar, nisi ta aplikojë dozën e tretë, por fillimisht vlente për personat mbi 60 vjeç, punonjësit e shëndetësisë dhe për ata me imunitet të dobët. Por, para disa ditëve, doza e tretë mund të merret pa një termin të caktuar. Për qytetarët që kanë marrë doza të ‘Pfizer”, “AstraZeneca” ose “Sputnik V” dozën e tretë mund ta marrin gjashtë muaj pas rivaksinimit.

Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, është vaksinuar 38% e popullsisë së përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, kurse 35% kanë marrë dy doza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat