ASh: Mbështesim kandidatin shqiptar në Bërvenicë

Maqedonia

ASh: Mbështesim kandidatin shqiptar në Bërvenicë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 12:33
ASh

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Bërvenicë nëpërmjet një njoftimi deklarojnë se do të mbështesin kandidatin shqiptar në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës.

“Dega e Aleancës për Shqiptarët në Bërvenicë demanton të gjitha lajmet e rrejshme, tendencioze dhe qëllimkëqija lidhur me rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës.

Kujtojmë opinionin se shtabi komunal dhe vetë kandidati, që para mbajtjes së rrethit të parë të zgjedhjeve jemi prononcuar se në çfarëdo situate, Aleanca për Shqiptarët në rrethin e dytë do të mbështesë kandidatin shqiptar.

Ne mbetemi konsistent dhe vota jonë do të orientohet në përputhje me qëndrimin e parë”, thuhet në kumtesën e ASh-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat