Në Maqedoni sot 411 raste të reja me COVID-19

Maqedonia

Në Maqedoni sot 411 raste të reja me COVID-19

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.209 testime për coronavirus, ndërsa 411 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 198, Kumanovë – 40, Shtip – 19, Veles – 18, Kavadari dhe Koçani – 16, Prilepi – 15, Manastiri – 13, Kriva Pallanka – 10, Tetova dhe Radovishi – nga 7, Struga – 6, Strumicë dhe Probishtip – nga 5, Gjevgjelia, Negotina dhe Resnjë – nga 4, Ohri, Kërçova, Shën Nikolla, Bogdanci, Krusheva dhe Makedonska Kamenica – nga 3, Vallandova dhe Demir Hisar – nga 2, Dellçeva dhe Vinica – nga 1.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe katër pacientë të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa nga sistemi “Termini im”, janë paraqitur edhe tre pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 31.08.2021 deri 16.10.2021.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 271 pacientë të shëruar.

Ndryshe, me raste e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 199.057, prej të cilëve 185.931 janë shëruar, ndërsa 7.019 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (22 tetor) është 6.107./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat