Ridvan Ibraimi, djaloshi që synon të marrë komunën e Haraçinës

Maqedonia

Ridvan Ibraimi, djaloshi që synon të marrë komunën e Haraçinës

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 09:46
Ridvan Ibraimi

Ridvan Ibraimi ka lindur në vitin 1984 në Haraçinë.

Arsimin fillor e kreu në f.Haraçinë, atë të mesëm në Shkup, ndërsa studimet universitare dhe pasuniversitare në Universitetin Shtetëror të Tetovës, dhe në vitin 2016 fitoi titullin Magjistër i Ekonomisë në Departamentin e Kontabilitetit dhe Revizionit.

Posedon aftësi menaxheriale, është fleksibël për punën në grup, ka aftësi për ti përfunduar të gjitha detyrat e filluara në kohë.

Që nga janari i vitit 2010 ka ushtruar poste drejtuese në institucionet shëndetësore, edhe atë: në Entin për Rehabilitim e të dëgjuarit, të folurit dhe zërit në Shkup; më pas që nga viti 2012 ushtron detyrën e drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të ISHP-së për Sëmundje të fëmijëve në Shkup.

Ka marr pjesë në kongrese dhe trajnime të shumta vendore dhe ndërkombëtare për lidership në institucionet shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat