Hedhen poshtë nga MPB akuzat e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Hedhen poshtë nga MPB akuzat e OBRM-PDUKM-së

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme i hedh poshtë akuzat e OBRM-PDUKM-së se “kanë maltretuar dhe në mënyrë të përzgjedhur kanë ndaluar lirinë e lëvizjes.

Dragan Kovaçki në konferencë për shtyp deklaroi se “policët të afërt me LSDM-në kanë formuar grup dhe gjatë fushatës zgjedhore janë koordinuar në viber, kurse qëllimi i tyre ka qenë ndkejka e anëtarëve të OBRM-PDUKM-së dhe keqpërdorimi i autorizimeve zyrtare me qëllim të maltretimit fizik dhe pengimit të lirisë së lëvizjes”.

Nga MPB njoftojnë se nuk ka asnjë dëshmi se ka pasur dhe se kjo nuk ka ndodhur.

“Njoftojmë opinionin se MPB nuk ka krijuar një grup të tillë në viber dhe se aktivitetet e MPB-së në Prilep dhe në secilin qytet nuk koordinohen përmes grupeve viber. Në të njëjtën kohë, pas kontrollimit të bërë, njoftojmë se në Prilep nuk është dërguar asnjë automjet në kontroll teknik dhe nuk është dënuar asnjë”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat