Dimitrov: Bullgaria të mos përzihet në punët e brendshme

Maqedonia

Dimitrov: Bullgaria të mos përzihet në punët e brendshme

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 17:15
Nikolla Dimitrov

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Nikolla Dimitrov në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se ka pasur propozime paralele nga BE-ja të cilët në vend që të sjellin zgjidhje, e komplikojnë situatën me Bullgarinë.

Propozimet për kompromis të mundshëm mes palës bullgare dhe maqedonase erdhën nga jashtë presidencës gjermane dhe portugeze.

Lidhur me planin e shpallur 5 + 1 në samitin e Bërdos pranë Kranjit, zëvendëskryeministri theksoi se janë të rëndësishme dy pika, duke përfshirë nëse qeveria teknike në Bullgari mund të japë leje për miratimin e kornizës negociuese për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë dhe Komisionit Evropian.

“Në Marrëveshje, dispozita për mosndërhyrje në punët e brendshme është reciproke. Obligimi ynë që të mos përzihemi në punët e brendshme bullgare, por edhe Bullgaria ka obligim që të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme maqedonase. Ndoshta çështja e parë këtu është e drejta për vetëvendosje dhe vetë-shprehje, dhe këtu është ai konflikt pozicionesh me marrëveshjen dhe kornizën ligjore në një farë mënyre që bën marrëveshja”, tha Nikolla Dimitrov, zëvendëskryeministër për Integrime Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat