BDI: Kërkojmë votë për programe, jo për drejtori

Maqedonia

BDI: Kërkojmë votë për programe, jo për drejtori

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Nuk bëhet pazare me votën e qytetarëve. Ata vendosin kur do t’i drejtojë në 4 vitet e ardhshme thotë BDI duke komentuar deklaratat e opozitës shqiptare.

“Partitë politike serioze, siç është BDI, paraprakisht nuk bisedojnë për drejtori por për programet që ia ofrojnë qytetarit.

Për ne nuk janë të rëndësishme drejtoritë por të realizohet në përpikëri programi me të cilin kemi dalë në zgjedhje e kemi fituar besimin e qytetarëve.

E kjo u pa më 17 tetor kur kishim pothuajse 20 mijë vota diferencë në kuadër të qytetit të Shkupit kundër Aleancës dhe Alternativës.”,- tha Kreshnik Bekteshi nga BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat