Rritet interesi për bletarinë

Maqedonia

Rritet interesi për bletarinë

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Vetëm në katër vjetët e fundit numri i familjeve të bletëve është rritur për mbi 60mijë, ndërsa në të njëjtën kohë edhe te të rinjtë vazhdimisht rritet interesi për ruajtjen e bletëve – deklaroi ministri i bujqësisë, Arjanit Hoxha në takimin e sotëm kushtuar bletarisë, ngjarje e organizuar nga Ambasada sllovene. Ai theksoi se bletët për shkak të ndotjes, ndryshimeve klimatike, urbanizimi, janë specie e rrezikuar, por shtoi se ministria kontribuon në rritjen e numrit të ruajtësve të bletëve. Në takimin, Ambasadori slloven, theksoi se Maqedonia ka shumë kushte të mira për zhvillimin e bletarisë dhe se me shkëmbimin e përvojave të bletarëve slloven, kjo mund të përmirësohet edhe më shumë.

“Është i përgjithshëm konstatimi se bletët në suaza botërore janë specie në rrezik dhe në zhdukje për shkak të ndotjes, kushteve klimatike, urbanizimit, pesticideve dhe shumë faktorë tjerë. Detyra jonë është t’i mbrojmë edhe llojet e egra dhe ata që i ruajmë, të stimulojmë zhvillim të bletarisë dhe të rikujtojmë opinionin për rëndësinë e bletëve që na sjellin mjaltë si një prej pjalmuesit më të rëndësishëm dhe për vlerën e mjaltës si prodhim i cili është në kategorinë e ushqimit të shëndetshëm, të cilin shpesh e përdorim si ilaç. Bletaria është një prej sektorëve të vendit tonë që vazhdimisht shënon trend të rritjes. Apis Mellifera maqedonase është raca jonë autoktone e bletëve e cila është e njohur në suaza botërore dhe me të cilën krenohemi”, tha Arjanit Hoxha – ministër i Bujqësisë.

“Mendoj se bletaria është një prej atyre sektorëve që e lidh Maqedoninë e Veriut dhe Sllovenin, përveç një miqësie shumëvjeçare dhe bashkëpunimi. Ju e dini se bletaria është një veprimtari e rëndësishme në Slloveni. Sllovenia ishte ajo që e dha nismën që 20 maji të shpallet Dita Botërore e bletëve.

Mendoj se Maqedonia e Veriut ka kushte natyrale të mira për bletë dhe kjo te ju është shumë e zhvilluar. Mendoj se mundemi me ndihmën dhe këshillat tona, bletaria te ju të avancohet në nivel më të lartë”, u shpreh Ambasadori i Sllovenisë në Maqedoninë e Veriut, Milan Predan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat