Zbulohen armë në Strugë, arrestohet një person

Maqedonia

Zbulohen armë në Strugë, arrestohet një person

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

MPB njofton se dje është arrestuar një person në Strugë për shkak se tek i njëjti janë gjetur disa copë armë dhe municione.

“Me datë 27.10.2021, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Strugës kanë arrestuar S.A. (49) nga Struga.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, efektivët e policisë gjetën dhe konfiskuan një pistoletë çeke “Zbroevka” 7.65 mm, një pistoletë sinjalizuese “Gmaa”, 26 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 86 copë dijaboll, të cilat i posedonte në mënyrë të paligjshme.

Ai është ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes së plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat