MSH-ja u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen

Maqedonia

MSH-ja u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka vazhduar thirrjet për qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19, mes rënies së numrit të dozave të dhëna në javët e fundit.

Sipas MSH-së, vaksinimi vazhdon të jetë mënyra më e lehtë, më e sigurt dhe më efikase për t’u mbrojtur nga COVID-19.

“Situata epidemiologjike, relativisht e qetë nuk përbën arsye që qytetarët që kanë marrë dozë e parë të vaksinës ta vonojnë marrjen e dozës së dytë, sepse kjo e pamundëson arritjen e mbrojtjes efikase dhe imunitetit të plotë. Për më tepër, ata që ende nuk janë vaksinuar, nuk kanë arsye për të hezituar, kur ekzistojnë të gjitha mundësitë për t’u vaksinuar shpejt, lehtë dhe me vaksina të sigurta. Të dhënat e raportuara nga shumë shtete, tregojnë për rritje të ndjeshme të rasteve të COVID-19 këtyre ditëve gjithandej, sidomos në shtetet e rajonit. Prandaj, me qëllim të mbajtjes së situatës së qetë epidemiologjike në vendin tonë, ruajtjes së jetës së qytetarëve dhe parandalimin e ngarkesës së sistemit tonë shëndetësor, në këtë kohë kur mund të shfaqen edhe raste të gripit sezonal, Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 pa asnjë hezitim”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Që nga fillimi i vaksinimit në Kosovës, janë administruar 1.553.816 doza të vaksinës anti-COVID, prej 836.961 me dozën e parë dhe 716.855 me të dytën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat