Shpejtësia, ndër shkeljet më të mëdha në trafik

Maqedonia

Shpejtësia, ndër shkeljet më të mëdha në trafik

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Shpejtësia e pa përshtatur sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht tejkalimi i shpejtësisë në muajin e kaluar (tetor) ka qenë një ndër shkeljet më të shpeshta në komunikacion në zonën e SPB Tetovë, në këtë periudhë janë regjistruar gjithsej 549 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar (TE -311 dhe GV-238) më së shumti jashtë vendbanimit dhe veçanërisht në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup, por edhe në rrugët rajonale përreth, si dhe në hyrjet e Tetovës dhe Gostivarit.

Këto tejkalime janë sanksionuar në mënyrën e duhur me përgatitjen e parashtresave dhe masave të tjera të përcaktuara me ligj që vlejnë për drejtuesit e mjeteve që kanë tejkaluar në mënyrë drastike shpejtësinë.

Varësisht nga tejkalimet e konstatuara, vozitësit dhe kundërvajtësit do të ballafaqohen me gjoba që lëvizin prej 45 deri 400 euro në kundërvlerë të denarit kurse shoferët jashtëzakonisht të shpejtë do të kenë edhe masë mbrojtëse ndalim të drejtimit të automjetit në afat prej tre muaj deri në një vit.

Kontrollet e rregullta, të intensifikuara dhe të veprimit të shpejtësisë do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, aq më tepër që shpejtësia e lejuar, ka qenë shkaktar i 23 aksidenteve të trafikut gjatë muajit tetor në Tetovë, ndërsa situata është e ngjashme edhe në zonën e Gostivarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat