Lajçak: Dorëheqja e Zaevit sepse BE nuk realizoi premtimin

Maqedonia

Lajçak: Dorëheqja e Zaevit sepse BE nuk realizoi premtimin

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 10:32
Zoran Zaev, Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi i njohur i BE-së, Miroslav Lajçak ka komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut dhe sidomos dorëheqjen e kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Emisari special për dialogun Prishtinë – Beograd tha se BE nuk ka arritur që të plotësoj një nga premtimet e saj dhe në anën tjetër BE humbi një nga partnerët më të mirë në rajon.

Sipas tij, kjo është një shenjë se BE duhet të veprojë, përcjell INA.

“Kryeministri Zoran Zaev humbi zgjedhjet sepse nuk mundi që të plotësojë një nga premtimet e tij për fillimin e bisedimeve me BE. Premtimin e tij nuk e arriti jo se nuk e kreu pjesën e tij, por sepse ne, BE, për fat të keq nuk arritëm që ta plotësojmë pjesën tonë”, theksoi Lajçak, duke shtuar se BE ka humbur një nga partnerët më të mirë në rajon. Ai theksoi se BE nuk ka kohë për të humbur sepse kështu do të humbas partnerët më të mirë në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat