Kthehet interesimi për drutë, qytetarët ankohen për çmimin e lartë

Maqedonia

Kthehet interesimi për drutë, qytetarët ankohen për çmimin e lartë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Pas paralajmërimeve për krizë të mundshme energjetike, qytetarët kanë nisur të kthejnë interesimin për ngrohjen me dru. Shumë prej tyre thonë se ngrohen me energji elektrike, por se gjithashtu kanë blerë edhe dru, si parapërgatitje nëse në të ardhmen zbatohen kufizime të energjisë. Disa prej tyre thonë se çmimi i metër kubit të druve për djegie është rritur për 400 denarë më shumë. Rritje të çmimeve kanë vërejtur edhe tek peletat.

“Me rrymë. Unë kam alternativë, kam edhe dru.
– Keni blerë dru?
– Jo, para tre vitesh, sepse nuk i dihet, mbajmë rezervë. Nuk ka tjetër, nëse çmimi i rrymës do të rritet shumë, pagat të ulëta atëherë qytetarët janë të detyruar të ngrohen me dru.”

“Me rrymë ngrohemi. Nuk kam mundësi tjetër, duhet të blej qymyr. Vitin e kaluar jam ngrohur me rrymë. Tani gjithçka është shtrenjtuar, më tregoni çfarë nuk është shtrenjtuar. Nëse nuk ka rrymë, do shkojmë në kuzhine do ngrohemi më qymyr.”

“Më rrymë dhe më dru.
– A keni blere dru këtë vit?
-Po. Unë blej atje tutje më 3 mijë denar. Tani edhe nja një muaj do vazhdoj të ngrohem me rrymë dhe më pas do të vazhdoj me dru. Ta kursejmë pak rrymën.”

“Me paleta. Presim të na i sjellin nga Krivo Pallanka 40, sepse nuk kishte më tepër. I kanë rritur çmimet, edhe nuk ka edhe i kanë rritur çmimet. Nuk e di çfarë do të bëjmë më tutje, gjithçka me rrymë do mbetet. Nëse do të ketë kufizime të rrymës do të zhvendosemi në banesë, ka ngrohje qendrore".

“Në dimër me dru. Një metër bleva. S’ka më shumë.
– S’ka dru apo para?
– S’ka para.”

“Me rrymë. Nuk mendojmë për ngrohje më dru, por do të jetë e vështirë më fëmijë të vegjël.”

“Më dru. Kemi blerë. Më shtrenjtë, për rreth 200-300 denarë. Plus prerja 150 denarë, arrin 450, 450 denarë.”

“Me dru. Kemi blere. Çmimi i njëjtë me vitin e kaluar. 3700 I kam blerë vitin e kaluar, 3700 janë edhe tani. Mirëpo këtë vit ka më pak dru seç kishte më parë.”

“Gjatë dimrit me dru. Po kemi blerë. Blemë në kohë arritëm të gjejmë më çmimin e vjetër.”

Të dhënat e Entit të Statistikave tregojnë se prodhimi i përgjithshëm i produkteve pyjore është ulur për 1.4 për qind, ndërsa blerja është rritur për 0.8 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat